Largimi i Berishës, Grida Duma: Nuk mund të ketë kushte kur kërkojmë bashkim

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 10:44 | Politikë
Largimi i Berishës, Grida Duma: Nuk mund të ketë kushte kur

Ish-nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, pohoi se nuk mund të ketë kushtëzime ndaj Sali Berishës për sa kohë kërkohet një negociatë me palën tjetër.

Ajo hodhi poshtë qëndrimin e mbajtur në emër të grupit parlamentar, pak ditë më parë, kur fill pas dorëheqjes së Bashës kërkohej edhe tërheqja e Berishës nga kandidimi. 

“Nuk ka pasur një dakordësi të grupit parlamentar dhe nuk e pranoj një deklaratë se ky ka qenë qëndrimi i grupit parlamentar. Vendim grupi kur nuk është gjysma, nuk ka. Nuk mund të ketë kushte kur kërkojmë bashkim, ka vetëm negociata. Negociatat sjellin rrethana të reja. Negociatat nuk nisin me kushtëzime paraprake dhe përjashtime”, tha mes të tjerash Duma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos