Gaz Paja investitor strategjik, PD: Humoristi pranë PS mori toka në Dhërmi, SPAK të hetojë

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 11:51 | Politikë
Gaz Paja investitor strategjik, PD: Humoristi pranë PS mori toka në

Sekretari i grupit parlamentar të PD-së, Arbi Agalliu, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të hetojë denoncimet publike, sipas të cilave aktori Gaz Paja, i njohur si njeri pranë socialistëve, ka marrë nga qeveria statusin e investitorit strategjik, duke përfituar sipërfaqe të mëdha toke në Dhërmi. 

“Kompania Star Tek në vitin 2017-të ka aplikuar për të marrë një leje ndërtimi për një resort në Dhërmi.

Është refuzuar nga autoritetet përkatëse me argumentet që i janë dhënë në atë vit. Dy vite më pas, së bashku me kompaninë Eco Tek Energy Service, ku aktori i mirënjohur Gazmend Paja, i cili njihet si simpatizant i Partisë Socialiste, por edhe aktivist i saj në promovimin publik të kësaj force politike, është aksioner apo është pronar. Kështu që unë dua të ngre pikërisht këtë pyetje: Çfarë lidhje ka ky individ me këto kompani?

A është i vërtetë fakti që është publikuar dje në media dhe a mund të quhet një aktor humori, investitor strategjik për t’i marrë bregdetit shqiptarë 133 mijë metra katrorë?

Unë e thashë dhe në fjalën time, shqiptarët nuk kanë bukë të hanë në darkë, ndërkohë ministrat dhe ky kabinet qeverie ha hartën e Shqipërisë çdo darkë, duke e vënë përpara në tavolinë e duke e copëzuar sipas interesave të tyre”, tha Agalliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos