Mocion me debat për çmimet, opozita akuza për krizë korrupsioni, qeveria: Kemi marrë masat e duhura

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 12:27 | Politikë
Mocion me debat për çmimet, opozita akuza për krizë

Nisi me debate seanca e sotme ku u mbajt një mocion me debat për situatën e çmimeve. Opozita e cilëson krizë korrupsioni dhe jo lufte, rritjen e çmimeve në vend.

“Sot Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike. Është në një krizë e cila nuk lidhje me luftën, me dinamikat botërore, por vetëm me një individ dhe politikat që Edi Rama ka ndjekur në vite. Është ajo situatë kur inflacioni në rritje po shoqërohet me rritjen e papunësisë, rritjen e çmimeve dhe me një rritje  të jashtëzakonshme të varfërisë që kushdo sot e ndjen. Kjo situatë nisi vitin e kaluar pa nisur agresioni rus”, tha Tabaku.

Ndërsa qeveria u mbrojt me ministren Balluku se cila deklaroi se po amortizohen efektet që vijnë si pasojë e problemeve që po hasen në tregjet ndërkombëtare,  ndërsa garantoi se janë marrë masat e duhura për të mbrojtur konsumatorin dhe biznesin e vogël.

“Faktet flasin ndryshe. Nëse do të hiqnim taksat siç sugjeroni ju, pa u marrë me këtë krizë, sigurisht që flitet lehtë. Por me cilat para do të kompensohet 3000-lekshi për njerëzit në nevojë. Si do t’i kompensojmë bujqit, ata që përdorin transportin urban”, u shpreh Balluku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos