Hakerat i marrin “çelësat” Ferrarit dhe i vendosin gjobë

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 09:44 | Bota
Hakerat i marrin “çelësat” Ferrarit dhe i vendosin

Kompania Ferrari ka qenë objektivi i radhës i disa hakerave të cilët kanë rrëmbyer një sërë të dhënash të klientëve të saj dhe kërkojnë para për kthimin e tyre.

Lajmi u dha nga vetë “Shtëpia Maranello” e cila shpjegon se që në momentin e parë që ka marrë këtë kërcënim ka kontaktuar një kompani të nivelit të lartë për sigurinë kibernetike dhe shton se nuk do t’i përgjigjet kërkesës së piratëve kompjuterikë.

Ndërkohë që sulmi informatik nuk ka ndikuar në punën e kompanisë, teksa një hetim ka nisur dhe nga autoritetet ligjzbatuese.

"Në përputhje me politikën e kompanisë, Ferrari nuk do të pranojë asnjë kërkesë për shpërblim pasi kërkesa të tilla do të financonin aktivitetin kriminal dhe do të lejonte aktorët e kërcënimit të përjetësojnë sulmet e tyre. Me besimin se mënyra më e mirë e veprimit është të informojmë klientët tanë, ne u kemi bërë me dije atyre për ekspozimin e mundshëm të të dhënave dhe natyrën e kërcënimit", shkruhet në reagim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos