Rrahën dhe dhunuan turistet minorene britanike, 4 të arrestuar në Itali

Nga A2 CNN
11 Shtator 2020, 08:23 | Bota
Rrahën dhe dhunuan turistet minorene britanike, 4 të arrestuar në

Policia italiane vuri në pranga 4 persona, si pjesë e një hetimi për dhunë seksuale në grup, ndaj dy të miturave anglezë gjatë një feste, në një vilë në Marconia di Pisticci, natën, midis 7 dhe 8 shtator.

Vajzat ndodheshin me pushime në Itali dhe telefonuan në numrin e urgjencës 118, për të treguar se ishin sulmuar, rrahur dhe dhunuar gjatë mbrëmjes.

Hetimet, të kryera me një shpejtësi të madhe për shkak të çështjes delikate, çuan në një kohë shumë të shkurtër të ekzekutimit të masave të sigurimit për 4 personat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos