Hakerat që sulmuan Shqipërinë, nxjerrin në shitje të dhënat e TIMS dhe e-Albania

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 18:55 | Aktualitet
Hakerat që sulmuan Shqipërinë, nxjerrin në shitje të

Hakerat që sulmuan sistemin TIMS dhe shumë prej faqeve zyrtare shqiptare, prej të cilave dhe ato të shërbimit, bëjnë me dije se kanë nxjerrë në shitje të dhënat e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë në kufi.

Grupi “Homeland Justice” deklaron se është gati publikojë databazën bashkë me atë të e-albanias në këmbim të 0.025 dhe 0.04 bitcoin.

Ndonëse sulmi ndaj sistemit TIMS ndodhi 3 ditë më parë, shumë prej pikave kufitare kanë ende probleme dhe kalimi i udhëtarëve bëhet përmes regjistrimit të tyre në regjistër.

Sulmi nxori jashtë funksionit edhe vetë sistemin madje hakerat hynë dhe në sistemin e kamerave të aeroportit.

Që nga momenti i sulmit kibernetik, komisariatet dhe drejtoritë kanë fikur të kompjuterët duke i formatuar me qëllimin për t’i pastruar nga çdo ndërhyrje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos