Çështja McGonigal, “Washington Post”: FBI e shqetësuar për rastet e tjera

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 14:57 | Bota
Çështja McGonigal, “Washington Post”: FBI e

Çështja McGonigal mbetet në vëmendjen maksimale të mediave amerikane. Akuzat mbi agjentin special të FBI-së, që u arrestua për lidhje me oligarkë rusë, por edhe për akte korruptive që përfshijnë edhe vendin tonë, sipas prestigjiozes Washington Post, i cili i ka dedikuar skandalit një raportim special, po shqetëson shumë politikën e brendshme, por edhe vetë drejtuesit e FBI-së.

Frika e madhe është që shembulli i McGonigal të jetë në fakt një praktikë më e shtrirë sesa çmendohet.

Skandali që mund të përfshijë të gjithë Federal Bureau of Investigation favorizohet edhe nga debati politik në atë vend, ku republikanët dhe demokrat kanë hedhur ndër vite akuza mbi këtë agjenci ligjzbatuese. Ndërkohë që Donald Trup ka akuzuar që në fillimet e presidencës së FBI-së po e heton për arsye politike, nga ana tjetër eksponentë e demokratë nënvizojnë se elemente të dyshimta mund të kenë ndihmuar në zgjedhjen e Trump në 2016.

Gazeta amerikane ka kontaktuar një ish-koleg të McGonigal në Nju-Jork, i cili deklaroi se akuzat kanë përhapur shqetësimin se ish-agjentët e asaj agjencie mund të përdorin njohuritë edhe kontaktet e tyre për arsye korruptive.

“Kur fillon e sheh tym, duhet të fillosh e të mendosh nëse ka zjarr diku”, thotë burimi për Washington Post.    

Zjarri që nënvizon burimi ka edhe dimensionin të sigurisë kombëtare. Washington Post e fillon raportimin e saj pikërisht me historinë e një studente universitare, rusja Alexandra Fokina, e cila arrin të punojë si analiste për policinë e Nju-Jorkut falë njohurisë se McGonigal me të atin e saj, i cilësuar si  “një agjent i inteligjencës ruse”, i cili do të bashkëpunonte më vonë me vetë McGonigal në ndihmën që ky i fundit i ka dhënë oligarkut Oleg Deripaska, aleat i Vladimir Putinit, për të zbutur sanksionet ndaj tij, në vitin 2018.

Në atë kohë, McGonigal ishte dorëhequr nga FBI-ja, por dyshimet e prokurorëve që po ndjekin çështjen janë se marrëdhëniet mes tyre dhe rrjedhja  e informacioneve ka ardhur kur amerikani ishte ende në FBI. Sipas akuzave, McGonigal ka marrë rreth 25 mijë dollarë në muaj nga oligarku. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/11/opozita-objekt-sulmesh-nga-mcgonigalet-berisha-shba-dhe-be-te-hetojne-edhe-veprimtarine-e-sorosit/
https://a2news.com/2023/02/03/ceshtja-mcgonigal-new-york-times-zbardh-detajet-e-hetimit/
https://a2news.com/2023/02/06/ishte-ylli-yne-sa-vite-burg-rrezikon-ish-zyrtari-i-fbi-charles-mcgonigal/

A2 CNN Livestream

Latest Videos