Rritet bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri, tejkalohen 40 mijë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 12:58 | Bota
Rritet bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri, tejkalohen 40 mijë

Është rritur në mënyrë të frikshme bilanci i viktimave nga tërmeti  që shkatërroi Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore të hënën e kaluar. Nga të dhënat e përditësuara paraditen e sotme mësohet se janë të paktën 40.943 të vdekur, nga të cilët në Turqi janë të paktën 31,643.

Këtyre iu shtohet numri i rreth 9300 viktimave në Siri të njoftuar dje nga menaxheri rajonal i emergjencave të OBSH-së, Rick Brennan. Ky i fundit i cituar nga SkyNews, tha se rreth 4,800 njerëz në vend kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 4,500 të tjerë kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/13/termeti-ne-turqi-dhe-siri-sot-dite-zie-kombetare-ne-shqiperi/
https://a2news.com/2023/02/13/tjeter-mrekulli-shpetohet-nje-grua-pas-175-oresh-nen-rrenoja/
https://a2news.com/2023/02/13/1-jave-pas-termeteve-shkaterruese-leshohen-mbi-113-urdher-arreste/

A2 CNN Livestream

Latest Videos