All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Hakerat sulmojnë kompaninë AstraZeneca

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 17:10 | Bota
Hakerat sulmojnë kompaninë AstraZeneca
All - Paragraf - 1

Disa grupe hakerash që dyshohet se mbështeten nga regjimi në Korenë e Veriut janë përpjekur të hyjnë në sistemin e brendshëm të kompanisë farmaceutike britanike AstraZeneca.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters hakerat kishin si synim të hynin në kompjuterët e kërkuesve të AstraZeneca për të marrë prej atyre të dhëna të vlefshme në lidhje me vaksinën e koronavirusit, disa ditë pasi kjo kompani dha lajme të mira për efektshmërinë e prototipit të saj.

All - Paragraf - 3

Burimet për Reuters bënë me dije se mjetet dhe teknikat e përdorura në këtë sulm kompjuterik ishin të ngjashme më ato të evidentuara dhe në raste të tjera më herët që ekspertë thonë se vijnë nga Koreja e Veriut.

Sulmet kibernetike kundër trupave shëndetësore apo shkencëtarëve të vaksinave janë rritur gjatë pandemisë, në një përpjekje të grupeve të mbështetura nga shtetet të ndryshme për të arritur tek informacionet e rëndësishme me qëllim përfitimi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos