
Hakerat kanë shënjestruar komunikimet diplomatike të Bashkimit Europian. Sipas “New York Times”, mijëra mesazhe janë interpretuar përgjatë 3 viteve, në të cilat diplomatët europian i referoheshin çështjeve të ndryshme, nga presidenti amerikan Donald Trump deri tek tregtia globale.
Sulmi u zbulua nga kompania e sigurisë kibernetike Area 1. Zyrtarët europian pohuan se informacionet e klasifikuara si konfidenciale dhe sekrete nuk ishin prekur nga sulmi kibernetik.
Sipas një eksperti të cituar nga “New York Times”, metodat e përdorura nga hakerat ishin të ngjashme me ato te praktikuara më parë nga ushtria kineze.
Në një prej kabllove diplomatike përmendet takimi i muajit korrik mes presidentit Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin. Diplomatët e cilësojnë sulmin si të suksesshëm, të paktën për Putinin. (A2 Televizion)