
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, minimizoi efektin e publikimit nga hakerat të të dhënave në databazat e kësaj strukture, përfshirë listën e efektivëve të saj.
Sipas tij, këto materiale nuk janë të klasifikuara sekret shtetëror.
“Është një listë emrash, por nuk kanë të bëjnë me informacionin e klasifikuar dhe as me sistemet e Policisë së Shtetit. Ne disponojmë 100% informacionin tonë”, theksoi Rrumbullaku, që nënvizoi se sistemi i hakeruar “Deep sea” është një motor kërkimi, jo databazë me të dhëna. (A2 Televizion)