“Hakmerret” Juve, surpriza e Serisë A vishet bardhezi

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 23:23 | Futboll
“Hakmerret” Juve, surpriza e Serisë A vishet bardhezi

Juventus hakmerret ndaj Interit pas çështjes Lukaku, ku sulmuesi belg u transferua këtë verë te zikaltrit pasi dukej sikur do të ishte partneri i Cristiano Ronaldos në sulmin e kampionëve të Italisë.

Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, polaku Dejan Kulusevski, mesfushori në pronësi të Atalantës por që luan këtë sezon me  Parmën, do të veshë nga sezoni tjetër fanellën bardhezi.

Kulusevski ka qenë surpriza më pozitive e Serisë A në pjesën e saj të parë, dhe do të blihet për një shifër prej 35 milionë euro plus 8 milionë bonus për Atalantën.

Me shumë gjasa polaku do të luajë gjithë sezonin me Parmën, dhe do t’ i bashkohet djemve të Sarrit në verë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos