
Cristiano Ronaldo triumfoi në edicionin 11 të “Globe Soccer Awards”, eventin e çdo fundiviti që zhvillohet në Dubai.
Portugezi mundi Lionel Messin dhe Virgil van Dijk duke u shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2019. Ky është trofeu i katërt me radhë për yllin e Juventusit. “Ja dedikoj familjes dhe shokëve të skuadrës tek Juventus”, ishin fjalët e sulmuesit.
Ronaldo nuk nguroi të rrëfejë edhe dëshirat dhe ëndrrat pas tërheqjes nga futbolli. “Uroj të jetoj edhe 50 vite më shumë që të kem mundësi të shijojë gjëra të reja në jetë që nuk i di. Kur të ndalem së luajturi, kam dëshirë të bëhem aktor. Më tërheq shumë ideja e të provuarit të një filmi në Hollivud. Por duhet një përgatitje e madhe, një anglishte shumë e mirë dhe nuk duhet të jesh nervoz. Dita ka 24 orë, dhe duhet të gjesh një ekuilibër mes, stërvitjes, familjes, miqve, dhe gjërave që të argëtojmë”, tha Ronaldo.
Ndërkohë, Jurgen Klopp u shpall trajneri i vitit, si rrjedhojë edhe Liverpuli, skuadra më e mirë e 2019. Çmime u ndan edhe për legjendën uellsiane, Rayan Gigs apo futbollistin boshnjak Miralem Pjanic. Zbulimi i vitit, edhe për “Globe Soccer Award” ishte talenti i Atletiko Madrid, Felix. (A2 Televizion)