Nga Shqipëria, Ermal Meta i jep lamtumirën e fundit Toto Cotugno-s në mënyrën më të veçantë

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 12:08 | Showbiz
Nga Shqipëria, Ermal Meta i jep lamtumirën e fundit Toto Cotugno-s

Këngëtari shqiptar, Ermal Meta ka zgjedhur që t’i japë lamtumirën e fundit Toto Cotugno-s, në një mënyrë të veçantë. Ai është me pushime në Shqipëri dhe në një prej lokaleve në vend, nën shoqërinë e një bande ka zgjedhur që të këndojë këngën hit të Toto Cotugno-s, “L'italiano” (l asciatemi cantare)

 Mbrëmë në darkë me familjen dhe disa miq të mi ishim në një restorant tipik shqiptar në Tiranë. Ishte aty një bandë e vogël muzikore që luante. Më kërkuan që të këndoja dhe të gjithë bashkë i bëmë homazh një prej muzikantëve më të mëdhenj italianë që u nda nga jeta dje. Pushofsh në paqe Toto, të kemi dashur të gjithë shumë, në të dy anët e Adriatikut”, shkruan ai në video.

Cutugno ndërroi jetë një ditë më pas një beteje me sëmundjen e rëndë. Ai u bë i famshëm në vitin 1983, kur në festivalin e Sanremos këndoi këngën “L’italiano”. Edhe pse kënga e tij doli vetëm në vend të pestë, ajo u bë e njohur në të gjithë botën falë turneve që zhvilloi nëpër botë.

(A2 Televizion)

https://twitter.com/i/status/1694261919329239104

A2 CNN Livestream

Latest Videos