





Angelina Jolie ka bërë një tatuazh të ri “misterioz” në dy gishtat e mesit. Një foto të censuruar nga tatuazhi i ri i aktores e publikoi artisti që e realizoi.
Mr. K, i cili punon në studion shumë të preferuar për VIP-at, “Bang Bang”, publikoi një foto të gishtave të Angelina-s në Instagram.
Bashkë me foton, artisti i tatuazheve shkroi: “Ende nuk mund ta besoj që i kapa duart dh i bëra tatuazh. Gjeni pak se çfarë ka në pëllëmbë?”
Mesa duket, komentuesit ishin të gjithë në një mendje se tatuazhi në gishtat e mesit të Jolie mund të jetë një dedikim për ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt me të cilin ajo u nda në vitin 2014.
Çifti janë prej vitesh në konflikt për fëmijët dhe kantinën e verës.
Mr. K është i njohur për punën që bën. Ai ka realizuar tatuazhin e famshëm të Doja Cat në shpinë, dhe ka realizuar po ashtu punime për Joe Jonas, Michael J. Fox, Sophie Turner dhe Miley Cyrus. (A2 Televizion)