“Çmenduri” në basketbollin shqiptar, lojtari i Tiranës dhunon brutalisht arbitrin

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 23:22 | Sporte të tjera

Skena të papranueshme janë regjistruar sot në ndeshjen e basketbollit midis Tiranës dhe Teutës së Durrësit, e vlefshme për kampionatin kombëtar për meshkuj.

Ndeshja, që për kronikë regjistroi fitoren e Teutës 98-86, pati një kulm të turpshëm kur pas një ballafaqimi lojtari i Tiranës Bruno Daliu goditi me grusht një prej arbitrave të ndeshjes, Jurgen Muho.

Lojtari jo vetëm e godet herën e parë, por siç tregojnë pamjet vijon në dhunimin, dhe duhet ndërhyrja e lojtarëve nga të dyja palët për të qetësuar situatën.

Vlen të theksohet edhe fakti që një pjesë e mirë e tifozëve në pallatin e sportit, në vend që të tregonin solidaritet me të dhunuarin, filluan ta fyenin me epitete të rënda.

Një reklamë absolutisht negative për sportin shqiptar ndërkohë që për çmendurinë e lojtarit të Tiranës priten masa të rënda disiplinore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos