Nadal në “qiellin e shtatë”, Spanja fiton Davis Cup

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 13:34 | Sporte të tjera
Nadal në “qiellin e shtatë”, Spanja fiton Davis Cup

Spanja është kampione e turneut tenistik “Davis Cup”. Nën udhëheqjen e numrit një në botë për momentin, Rafael Nadal, Spanja mposhti në finale Kanadanë e Denis Shapovalov duke triumfuar kështu përpara publikut të tyre në kryeqytetin e Madridit.

4 fitore radhazi në katër ditë për kombëtaren iberike e cila gjunjëzoi surprizën e këtij viti, Kanadanë, që duhet theksuar, la pas në këtë turne shumë emra të mëdhenj. 2019 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Rafael Nadal i cili ja doli të fitoi edhe “Australian Open” apo “US Open”, ndërkohë që Spanja i rikthehet një trofeu pas 8 vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos