
Luftëtari i arteve marciale, Conor McGregor u shpall fajtor nga gjykata lidhur me një akuzë për agresion, pas një zënke në një pub në Dublin në muajin prill.
Pamjet e incidentit, që u shfaqën në muajin gusht, tregonin McGregor duke goditur me grusht në kokë të moshuarin Desmond Keogh, në pub-in Marble Arch në Drimnagh.
Gjykata u vu në dijeni se Keogh nuk donte të jepte një deklaratë si i dëmtuar dhe se kishte pranuar një ndjesë nga McGregor. Sportisti ishte duke promovuar markën e tij të uiskit në pub-kur ndodhi ngjarja.
“Nuk ka rëndësi se çfarë ndodhi atje. E kisha gabim. Ai njeri e meritonte të kalonte i qetë kohën e tij në pub pa pësuar atë që ndodhi”, deklaroi McGregor për ESPN.
Irlandezi njoftoi tërheqjen e tij nga UFC në muajin mars, por kohët e fundit po planifikon të rikthehet sërish. (A2 Televizion)