Hap fals i Manchester United, Pogba i mohon 3 pikët “Djajve të Kuq”

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 08:17 | Futboll
Hap fals i Manchester United, Pogba i mohon 3 pikët “Djajve të

Manchester United nuk arriti më shumë se një barazim në javën e dytë të Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Solskjaer mori vetëm 1 pikë në transfertën ndaj Wolves. United kaloi në epërsi në pjesën e parë falë Anthony Martial, por skuadra e Nuno Espirito barazoi shifrat në minutën e 55 me një gol shumë të bukur të Ruben Neves.

Pogba pati mundësinë të shënonte golin e fitores për “Djajtë e Kuq”, por nuk realizoi një 11-metërsh që e fitoi vetë.

Pas dy javëve të para, Manchester United pozicionohet në vendin e 4-t me 4 pikë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=kb9U6oWKfUE

A2 CNN Livestream

Latest Videos