Hapet aksi Kardhiq-Delvinë, shkurtohet rruga drejt Sarandës

Nga A2 CNN
2 Korrik 2022, 13:17 | Aktualitet
Hapet aksi Kardhiq-Delvinë, shkurtohet rruga drejt Sarandës

Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës, është gati. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, publikoi sot pamje të këtij aksi rrugor, teksa bëri të ditur se nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët.

“Udhëtimi nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, tha Kumbaro në rrjetet sociale.

Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës, me një gjatësi prej 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 m, sipas të gjitha kushteve të sigurisë.

Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit të zonës dhe Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos