Vala e infektimeve, nënvariantet e "Omicron" në qarkullim, mjekët thirrje për vaksinim

Nga A2 CNN
1 Korrik 2022, 16:53 | Aktualitet
Vala e infektimeve, nënvariantet e "Omicron" në qarkullim,

Shqipëria është në fillimet e një valë tjetër nga nënvarinatet e Omicron. Ekspertët e institutit të shëndetit publik nuk përjashtojnë mundësinë e qarkullimit të mutacioneve të reja Ba4 dhe Ba5 edhe pse ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Epidemiologu Artan Simaku i ftuar në A2 u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen për të parandaluar rastet e rënda dhe vdekjet.

Specialistët e ISHP deklarojnë se pandemia ende nuk ka mbaruar edhe pse nënvariantet e Omicron janë më të lehta se mutacionet e para të Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos