
Automjetet që lëvizin në drejtim të Vlorës apo pjesës tjetër të jugut, tashmë do të kenë mundësi të evitojnë trafikun në qytetin e Fierit, që krijohej veçanërisht gjatë verës.
“Bypass”-i i Fierit është hapur pjesërisht për automjetet në njërin drejtim të lëvizjes, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me Vlorën.
Aksi është inspektuar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të cilët kanë zbuluar edhe afatin për përfundimin e plotë të veprës.
“Në nëntor hapet edhe tjetra. Për 28 Nëntorin e kemi me të dyja”, tha Rama.
Brenda dy javëve pritet të përfundojnë punimet edhe për vënien në funksion të kryqëzimit të Levanit, i cili do të bëjë të mundur kalimin në këtë aks rrugor të mjeteve të cilat lëvizin në drejtim të Tepelenës dhe anasjellas. (A2 Televizion)