Hapet për vizitorët qiellgërvishtësi “horizontal”, ofron një pamje mbresëlënëse

Nga A2 CNN
28 Maj 2020, 17:27 | Lifestyle

Pas 6 vitesh pritje, më në fund kompleksi gjigant i godinave në Chongqing, Kinë, të cilat në total zënë një sipërfaqe prej 1,12 milionë metrash katrorë, do të hapet për vizitorët këtë të shtunë.

I projektuar nga arkitekti Moshe Safdie, kompleksi është i përbërë nga 8 kulla gjigante që lidhen me një urë mes tyre, një dizajn që i ka dhënë edhe nofkën “qiellgërvishtësi horizontal”.

Ura 250 metra e gjatë, e quajtur Kristal, mendohet se është një ndër më të lartat në botë. Ajo ka një pishinë, kopsht botanik dhe disa restorante, ndërsa në mbrëmje do të ndriçojë qiellin përmes spektaklit të dritave. Ajo që e bën më të magjishme, është pamje që ofrohet për vizitorët, të cilët pritet të jenë të shumtë edhe pse jemi ende në periudhë pandemie.

Gjithashtu, aty ka një qendër tregtare, 1400 apartamente banimi, një hotel luksoz dhe hapësira pa fund për zyra dhe biznese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos