Pandemia e koronavirusit është kthyer në shqetësimin kryesor në mbarë botën dhe shumë njerëz po mundohen të gjejnë zgjidhje për t’i dhënë fund asaj, që nga testimet për vaksinë prej shkencëtarëve deri te lutjet e klerikëve.
Kështu një prift në Indi ka realizuar një lutje të re paksa jo ortodokse për t’i thënë fund këtij virusi që po shkakton mijëra viktima.
Srinivasa Siddhar nga shteti jugor indian i Tamil Nadu u zhyt në një gropë me baltë deri në fyt dhe u rrethua me flakë me shpresën se lutja e veçantë e tij do të dëgjohej për t’i dhënë fund krizës shëndetësore.
Ai qëndroi aty për 8 orë dhe e gjithë ngjarja u regjistrua nga kamerat. E gjithë lutja njihet me emrin 'Dawa Puja' dhe mbahet dhe nga hindutë dhe budistët. (A2 Televizion)