Një mozaik i lashtë romak është zbuluar poshtë një kantine vere në veri të Italisë.
Arkeologët po e kërkonin këtë vepër të rrallë prej dekadash. Komuna Negrar në Verona publikoi imazhet mahnitëse të mozaikut, i cili kishte qëndruar në gjendje shumë të mirë disa metra nën tokë.
Sipas zyrtarëve, në atë zonë është zbuluar dhe një ndërtesë romake rreth një shekull më parë.
Arkeologët po gërmojnë me shumë kujdes për ta nxjerrë të plotë ndërtesën e lashtë. (A2 Televizion)