Hapet transporti publik, cilat janë rregullat që duhet të ndjekim?

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 13:47 | Aktualitet
Hapet transporti publik, cilat janë rregullat që duhet të

Shoqatat e transportit publik kanë marrë protokollin e sigurisë që duhet zbatuar si nga operatorët, por edhe nga udhëtarët, tani që është vendosur rihapja e transportit publik. Ja disa nga pikat kryesore të protokollit:

1-Numri i udhëtarëve do të jetë 70% e kapacitetit të automjetit.

2-Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale, me përjashtim të personave të së njëjtës familje, vërtetuar me dokument identifikimi.

3-Drejtuesi i mjetit dhe udhëtarët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe doreza.

4-Hipja dhe zbritja e udhëtarëve bëhet nga dyer të ndryshme.

5- Nëse dikush ka simptoma covid-19, lajmërohet Urgjenca Kombëtare dhe nuk zbritet në stacionin më të afërt.

6- Mjetet dhe bagazhet duhen dezinfektuar në 60% të hapësirës së përdorur nga udhëtarët. Shoqëritë dhe terminalet duhet të kenë dezinfektantë me bazë alkooli.

7-Dritaret qëndrojnë hapur përgjatë gjithë kohës së udhëtimit.

8- Duhet të respektohet distancimi social. 9- Në automjete do të ketë postera sensibilizues për masat e sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos