
Në seancën maratonë të kësaj të enjteje, teksa foli për hapjen e dosjeve, kryeministri Rama u shpreh se e keqja më e madhe e komunizimit ka ardhur pas shembjes së sistemit.
“Komunizmi ka bërë shumë të këqija, por një nga të këqijat shumë të mëdha e ka bërë pas vdekjes, duke pjellë komunistët antikomunistë. Ulëritësi numër 1 nuk vjen këtu pasi nuk do të hapen dosjet. Lustracioni është një truk për të mos hapur kurrë dosjet”, tha Rama.
Më tej, ai u shpreh se ata që ngrenë zërin për këtë çështje, nuk duan të hapen dosjet. “Kush është non grata? Pse nuk vjen ai këtu dhe të votojë heqjen e nenit numër 4 dhe t’i hapë rrugë hapjes së dosjeve, të cilat janë dosje personash me rëndësi që nuk hapen dot sepse edhe Autoriteti i Dosjeve, të cilin nuk e krijoi PD, por PS-ja. Ata që kanë ulëritur më shumë i mbajtën mbyllur dosjet. Ne i hapëm dosjet. Dosjet janë hapur, por ka vetëm një kategori dosjesh të pahapur”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)