
Nivelet rekord të shirave që shkaktuan përmbytjet e korrikut në Europë ka shumë gjasa të përsëriten në të ardhmen. Shanset janë rritur nga 1.2 deri në 9 herë më shumë nga ndryshimet klimatike të nxitura nga njeriu, sipas një studimi të ri.
Të paktën 220 persona humbën jetën mes 12 dhe 15 korrikut, shumica në Gjermani, dhe përmbytjet shkatërruan fshatra duke shembur banesa e dëmtuar rrugë. Disa zona përjetuan më shumë reshje shiu në një ditë të vetme se sa pritej për të gjithë muajin.
Friederike Otto, universiteti i Oksfordit: “Këto përmbytje na tregojnë ne se edhe vendet e zhvilluara nuk janë të sigurta nga impakti i ashpër i kushteve ekstreme të motit që kemi parë dhe njohur dhe do të përkeqësohen me ndryshimet klimatike. Kjo është një sfidë globale dhe ne duhet të përgatitemi. Shkenca është e qartë dhe e tillë ka qenë prej vitesh”
Ralf Toumi, shkencëtar për klimën: “Fakti që njerëzit po humbin jetët e tyre në një prej vendeve më të pasura të botës është me të vërtetë shokuese. Kjo na i ndikon të gjithëve se nuk jemi askund të sigurt.”
Përmbytja në Gjermani konsiderohet të jetë një fatkeqësi që ndodh një herë në 400 vite, por shkencëtarët paralajmërojnë se nuk do të kalojë kaq shumë kohë për zhvillime të ngjashme në të ardhmen në botë. Kërkuesit thonë se pjesa më e rrezikuar është Europa Perëndimore. Shirat në këtë pjesë të kontinentit të vjetër do të intensifikohen nga 3 deri në 19 për qind për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu. (A2 Televizion)