
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh pro nisjes së mocionit të mosbesimit për qeverinë “Kurti”, pas një takimi që pati me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Haradinaj tha se situata nuk duhet mbajtur pezull dhe duhet proceduar shpejt me mocionin dhe krijimin e një qeverie të re.
“Mbajtja pezull e kësaj gjendje nuk është në dobi, është mirë të ndërmerren veprimet menjëherë, edhe mocioni, edhe krijimi i një qeverie të re për tejkalimin jo vetëm të kësaj gjendje, por edhe për të gjitha temat”, tha Haradinaj.
“Tema e diskutimit ishte inicimi i mocionit për shkarkim të qeverisë Kurti, në këtë bisedë me Mustafën e njoftova që Aleanca është pro mocionit. Më herët kemi zhvilluar takim brenda selisë së aleancës dhe i dhamë përkrahje mocionit për shkarkimin e qeverisë Kurti”, shtoi ai. (A2 Televizion)