U shkarkua një ditë më parë, reagon ashpër ndaj Kurtit ish-ministri i Brendshëm

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 12:30 | Kosova
U shkarkua një ditë më parë, reagon ashpër ndaj Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkarkoi një ditë më parë Agim Veliun nga posti i ministrit të Brendshëm, ndërsa ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Veliu e quan Kurtin një gënjeshtar dhe person që merret me teori konspirative. “Nuk e di a ka vend aty për ndonjë koment. Të shohësh kryeministrin e vendit në ato situata është e dhimbshme, nuk e di çka presin qytetarët prej një kryeministri të tillë, i cili merret me konspiracion dhe gënjen çdo fjalë që e flet, dhe çdo veprim që e bën e bën tinëzisht dhe me mashtrime. Është e dhimbshme për qytetarët e Kosovës ta kenë një kryeministër të tillë”, deklaroi Veliu në një intervistë për Telegrafi.com.

Më tej, Veliu u shpreh se do të fillojë mbledhja e firmave për mocionin e mosbesimit ndaj Kurtit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/numri-i-te-prekurve-po-rritet-nga-ora-ne-ore-kurti-shkarkon-ministrin-e-brendshem/

A2 CNN Livestream

Latest Videos