Haradinaj: Zgjedhjet shembull për rajonin, vendimi për dorëheqjen u tregua i drejtë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 00:15 | Kosova
Haradinaj: Zgjedhjet shembull për rajonin, vendimi për dorëheqjen

Ish-kryeminsitri Ramush Haradinaj ka komentuar në rrjetet sociale rezultatet e zgjedhjeve të sotme në Kosovë.

Sipas liderit të AAK-së, “vendimi për t’ia kthyer sovranit vendimmarrjen, pikërisht në kohë udhëkryqi për Kosovën, sot u vërtetua që ishte veprim i drejtë”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1385857824871961

Haradinaj cilësoi garën si “e drejtë dhe e qetë, e ngriti Kosovën dhe qytetarët e saj në një standard të ri të pjekurisë politike dhe demokratike, duke shërbyer si model shembull në rajon. Për këtë meritore janë të gjitha partitë politike, pa dallim” duke shtuar se “Kosova sot nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar, duke dëshmuar se jemi po aq evropian sa secili vend tjetër në Evropë“. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos