
Harry dhe Meghan janë vendosur që të jenë gjithnjë e më larg familjes mbretërore. Raportimi më i fundit është çifti ka vendosur që të ndryshojë mbiemrin nga Windsor në Spencer, në nder të Lady Diana-s. Madje çifti ka shkuar edhe më tej sa kjo nuk ka mbetur në kuadrin e dëshirës, por tashmë kanë nisur veprimet me autoritetet britanike.
Lady Diana ka qenë gjithnjë një model i Meghan, madje shumë e kanë kritikuar se është një kopje e saj, e ndërsa vetë Harry e ka treguar gjithmonë se nëna e tij është pika e tij më e dobët, por edhe e fortë njëkohësisht.
Familja mbretërore miratoi mbiemrin Windsor në vitin 1917, gjatë sundimit të George V (gjyshi i Elizabeth) i cili gjatë Luftës së Parë Botërore e zgjodhi atë në vend të Sakse-Koburgut dhe Gothws, i gjykuar shumë gjerman.
Kjo gjë duket se nuk ka qenë aspak një nga dëshirat më të mëdha të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, por sigurisht edhe mbreti Charles do të mërzitet. (A2 Televizion)