​Harry Maguire në “radarët” e Interit

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 22:48 | Futboll
​Harry Maguire në “radarët” e Interit

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, i cili është kapiten i klubit në “Old Trafford”, thuhet se po kërkohet nga Interi në formë huazimi.

Qendër e kombëtares angleze ka qenë duke luftuar për më shumë minuta nën urdhrat e trajnerit Eric Ten Hag pas një starti zhgënjyes në këtë edicion të Premxier Ligës.

“Daily Mail” tani raporton se gjigantët e Serisë A, Interi kanë pyetur për mundësinë e marrjes së Maguire në huazim përpara se të mbyllet afati kalimtar i janarit, derisa “Nerazzurrët” kanë filluar të bëjnë plane për ta zëvendësuar sllovakun Milan Skriniar i cili do të transferohet në Pari-Saint-Germain.

Edhe pse nuk po luan shumë, Maguire thuhet se është i prirur të presë deri në verë përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/28/pasdite-fitoi-ndaj-cremonese-ne-mbremje-vjen-goditja-per-interin/
https://a2news.com/2023/01/29/milan-skriniar-lojtari-me-i-ri-i-psg-se-sllovaku-e-pranon-po-kam-nenshkruar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos