Harta e Kosovës në flamur, FIFA dënon Serbinë

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 23:09 | Futboll
Harta e Kosovës në flamur, FIFA dënon Serbinë

FIFA ka marrë vendimin për të dënuar Serbinë me 20 mijë franga zvicerane, pasi kombëtarja e tyre shpalosi një flamur me hartën e Kosovës brenda tij në dhomat e zhveshjes në Katar në ndeshjen me Brazilin.

Imazhi i flamurit u shpërnda nga Hajrulla Çeku, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës dhe u bë menjëherë viral, ndërsa kishte edhe mesazhin “Nuk dorëzohemi”, në serbisht.

Ndërkohë, një gjobë më të rëndë është dhënë për Federatën kroate të futbollit. Ajo u dënua me 50 mijë franga pasi tifozët transmetuan mesazhe që nuk ishin të përshtatshme për ngjarjet sportive, në ndeshjen kundër Kanadasë.

Shumë i diskutua edhe Granit Xhaka për festën e tij në fitoren ndaj Serbisë me bluzën e të riut Jashari, por ky veprim nuk është marrë fare në konsideratë nga FIFA, duke pranuar arsyetimin e Xhakës si një mbështetje ndaj lojtarit të ri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/26/flamuri-serb-me-kosoven-e-perfshire-fifa-nis-procedimin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos