Hasani hero, Tirana nis shkëputjen në kryesim

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 20:58 | Futboll
Hasani hero, Tirana nis shkëputjen në kryesim

Tirana ka përfituar nga hapat falsë të Partizanit dhe Vllaznisë, duke mposhtur Erzenin 2-0 e duke nisur shkëputjen në krye të renditjes.

Heroi i ndeshjes për bardheblutë ishte Florent Hasani, i cili shënoi dy gola në pjesën e dytë për t’i dhënë 3 pikë shumë të vlefshme ekipit të drejtuar nga Orges Shehi.

Me këtë fitore, Tirana e sheh veten në vendin e parë me 34 pikë, 4 më shumë sesa Partizani i vendit të dytë dhe 6 më shumë sesa Vllaznia e vendit të tretë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/26/partizani-harron-se-si-fitohet/
https://a2news.com/2023/01/25/vllaznia-ndal-hapin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos