Problemet e futbollit italian, prokuroria heton shitjen e Milanit

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 15:28 | Futboll
Problemet e futbollit italian, prokuroria heton shitjen e Milanit

Sikur të mos mjaftonte dënimi dhe hetimet që vijojnë për Juventusin. Rritja fiktive e vlerës së kartonit të lojtarëve nga Napoli, Inter apo Atalanta, tashmë probleme me drejtësinë ka edhe Milani.

Prokuroria e Milanos ka nisur hetimin rreth përvetësimit të dyshuar, në momentin e shitjes së klubit kuqezi. Njësia speciale e Guardiadi Finanza po zhvillon kontrolle rreth transferimit të pronësisë nga fondi Elliott te RedBird i Gerry Cardinale.

Shitja u realizua gjatë verës së kaluar. Hetimi ka nisur pas denoncimit të një prej ortakëve me minorancë aksionesh, kompania Blue Skye nga Luksemburgu. Aty janë raportuar parregullsi, duke hedhur hipotezën e përvetësimit të dyshuar.

Në denoncimin e saj, Blue Sky akuzonte mes të tjerave se “nuk është vënë asnjëherë në dijeni të shitjes, edhe pse ishin palë e përfshirë direkt”, teksa theksonte se “operacioni ishte tejet i dyshimtë”. Avokatët kishin shpjeguar se ishin në pritje të një procedimi i nisur gjithashtu nga Blue Skye kundër fondit Elliott, për një kapitull të çështjes, veçanërisht atë të pengut.

Padia ishte paraqitur në Gjykatën e Milanos më 9 shtator, pasi shitja e klubit ishte finalizuar. Ajo kërkonte “verifikimin e pavlefshmërisë së heqjes dorë” të pengut “ekzistues në favor të Projektit Redblack” një kompani automjetesh e krijuar në vitin 2017. Blue Skye kishte hapur një tjetër procedim penal në Luksemburg, ku kërkohet anulimi i marrëveshjes së shitjes së Milanit. Një tjetër padi kundër Elliot është ngritur gjithashtu edhe në Nju Jork. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos