
Pas barazimit me Kastriotin, Partizani sërish nuk ka arritur të gjejë fitoren në kampionat.
Në javën e 18, të kuqtë u mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 nga Teuta, duke mbetur në vendin e dytë, një pikë pas Tiranës kryesuese.
Golat për durrsakët u shënuan nga Marku (40’) dhe Kallaku (64’).
Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e shtatë të renditjes, me 21 pikë. (A2 Televizion)