Tirana fiton me Flamurtarin në Selman Stërmasi me një gol të Edon Hasanit në minutat e fundit dhe largon për momentin krizën e rezultateve.

Bardheblutë e kanë merituar fitoren, me shumë raste të shpëtuar nga portieri Koliçi, dhe u shpërblyen në minutën e 88-të. Me fitoren e sotme Tirana kap momentalisht vendin e shtatë.
Ndeshja pa një moment kurioz në minutën 80, kur Pollozhani ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për prekje të topit me dorë. Gjyqtari Koçi e ndëshkon me karton të kuq por pak më vonë kthen mendjen dhe rikthen mbrojtësin e Flamurtarit. (A2 Televizion)