
Na ndajnë edhe disa ditë nga hapja e merkatos së janarit, por pavarësisht kësaj shumë skuadra janë vënë në lëvizje që tani për të mbyllur marrëveshjet me lojtarët që do të afrojnë.
Një prej tyre është edhe skuadra e Barcelonës, e cila ka hasur vështirësi në këtë fazë të deri tanishme të kampionatit në mbrojtje dhe ishte vënë në lëvizje për të forcuar këtë repart.
Emri i parë që do t’i bashkohet katalanasve është ish-mbrojtësi i Interit, Jeison Murillo, i cili sezonin e fundit ka qenë pjesë e Valencias.
Një ditë më parë, mbrojtësi kolumbian kaloi me sukses kontrollet mjekësore dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi pas hapjes së merkatos. (A2 Televizion)