Hasbulla Magomedov bëri një xhiro me një nga supermakinat sportive të McLaren. Ai u fotografua jashtë hotelit të tij në Sidnei të Australisë, duke u bërë gati për të lëvizur me një McLaren 720S, por shtati i tij i shkurtër nuk e lejonte që të arrinte pedalet.










Një makinë e tillë kushton rreth gjysmë milioni euro dhe Hasbullasë iu desh ndihma e njërit prej truprojeve të tij për ta nisur.
19-vjeçari me pamjen e një fëmije të vogël, si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi, ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram, ku videot e tij humoristike bëjnë xhiron e botës. (A2 Televizion)