Hazard nuk gjen paqe, dëmtohet sërish dhe humbet ndeshjet ndaj City dhe Barça

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 13:51 | Futboll
Hazard nuk gjen paqe, dëmtohet sërish dhe humbet ndeshjet ndaj City

Alarm te Real Madrid. Eden Hazard është dëmtuar në kavilje në humbjen e djeshme të madrilenëve ndaj Levante dhe do të qëndrojë rreth dy muaj jashtë fushave.

Belgu do të mungojë në ndeshje shumë të rëndësishme si ndaj Manchester City të mërkurën (Champions) dhe ndaj Barcelonës të dielën (kampionat), ndërkohë që nuk pritet të jetë i disponueshëm as për ndeshjen e kthimit ndaj City (17 mars).

Hazard mungoi 83 ditë për të njëjtin dëmtim në kavilje, që e pësoi në ndeshjen e grupit të Champions, ndaj PSG. Hazard luajti ndaj Celta Vigos dhe Levantes për të fituar formën e duhur fizike në prag të kësaj jave të rëndësishme për madrilenët, por dëmtimi i ri nuk do ta lejojë të jetë në fushë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos