
Ndërsa ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar kalimin në sitë të gjitha kontratave koncensionare të HEC-eve, të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se prodhimi i energjisë nga hidrocentralet private që janë aktualisht në punë, është rritur.
Sipas INSTAT-it, në 9 muajt e parë të 2018-ës, hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 2.3 teravat energji elektrike nga 1.6 të prodhuar për të gjithë 2017-ën.
Në rritje të ndjeshme ka qenë prodhimi i energjisë edhe nga kaskada e lumit Drin, me rritje vjetore 4.4 herë. Kjo pasi 2018-ta ishte një vit i lagësht, me reshje të shumta, çka nxitën prodhimin e energjisë.
INSTAT vlerëson se hidrocentralet publike kontribuan në masën 80 % në totalin e prodhimit vendas të energjisë, ndërsa pesha e hidrocentralet private dhe koncensionare u rrit në 20%.
Rritja e prodhimit të energjisë elektrike ndikoi në uljen e importeve dhe rritjen e eksporteve. Gjatë tremujorit të tretë të 2018-ës, shitjet e energjisë u rriten me 69.7 herë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. (A2 Televizion)