Hedhje inertesh në bregdet, policia bllokon 10 kamionë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 09:51 | Aktualitet
Hedhje inertesh në bregdet, policia bllokon 10 kamionë

Aksion i Policisë së Vlorës pas denoncimit për hedhje inertesh në bregdet dhe në zonën e Pyllit të Sodës.

Mbi 10 kamionë janë bllokuar në pikën e triportit deri në verifikim të plotë. Aksioni erdhi pas denoncimit se inerte të shumta po shkarkoheshin në det dhe në Pyllin e Sodës.

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, policia ka nisur kontrollet.

"Vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave janë krime mjedisore dhe polici është përgjegjës që në territorin ku ai vepron t’i identifikojë vendndodhjet e skenave të krimit, por edhe protagonistët e këtyre krimeve. Është e patolerueshme që në Pyllin e Sodës të mbushet një sipërfaqe me 3000 metra katrorë zhavorr dhe policia as të mos shikojë dhe as të mos dëgjojë asgjë”, u shpreh kryeministri ditën e djeshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/09/rama-zbulon-se-cfare-do-te-sjelle-sateliti-i-pare-ne-mars/

A2 CNN Livestream

Latest Videos