All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Helikopterët fluturojnë në kufi, Rusia kërkon që Serbia të fusë ushtrinë e policinë në Kosovë

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 13:20 | Kosova
Helikopterët fluturojnë në kufi, Rusia kërkon që Serbia
All - Paragraf - 1

Rusia kërkon që Serbia të dërgojë një numër të caktuar policësh dhe ushtarësh në territorin e Kosovës. Deklarata në mbështetje të këtij zhvillimi ka ardhur nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Mihail Uljanov.

“Për shkak të situatës aktuale në Kosovë dhe Metohi, do të ishte e dobishme të kujtojmë se në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Beogradi rezervon të drejtën për të kthyer një numër të kufizuar të policëve dhe ushtarëve të tij në atë rajon.”

All - Paragraf - 3

Më herët ka qenë vetë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, që ka komentuar tensionet duke pretenduar se “një shpërthim i madh mund të ndodhë në zemër të Europës”, teksa ka fajësuar perëndimin për situatën e krijuar.

Kjo thirrje vjen në një kohë kur Serbia ka aktivizuar nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake dhe ka dislokuar një numër ushtarësh pranë kufirit me Kosovën.

Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se shpresonte për një zgjidhje politike të situatës së tensionuar në komunat veriore të Kosovës, por nuk përjashtoi asnjë pistë, as atë të luftës.

All - Paragraf - 6

Sakaq, Kosovapress ka publikuar pamje të disa helikopterëve të ushtrisë serbe që patrullojnë në kufi me Kosovën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/31/me-tanke-dhe-ne-gatishmeri-shikoni-si-jane-rreshtuar-forcat-serbe-ne-kufi-me-kosoven/
https://a2news.com/2023/05/30/kurti-vucic-i-japin-fund-tensioneve-ne-bratislave-po-tentohet-takimi/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos