Simboli në kapelet e protestuesve serbë, që i lidh me kriminelin “ultras” Veljko Belivuk

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 10:25 | Kosova

Mediat kosovare kanë publikuar disa fotografi ku shihen protestuesit serbë, të cilët sulmuan KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët. Këta serbë janë krahasuar me kriminelin serb, Veljko Belivuk, dhe thuhet se kanë të njëjtat kapela.

Belivuk është udhëheqësi i një grupi tifozësh futbolli i quajtur Veljko Belivuk, ose "Velja Nevolja" [Problemi Velja]. Anëtarët e klanit të tij kriminal dhunuan forcat italiane të KFOR-it në Zveçan. Sakaq mediat kanë bërë një lidhje me bandën e Belivuk.

I arrestuar në shkurt, Belivuk akuzohet për drejtimin e një bande kriminale të lidhur me trafikun e drogës, rrëmbimin, pastrimin e parave dhe një varg vrasjesh brutale në Serbi. I njohur prej kohësh për sjelljen e tij. Ai për vite ka qenë kampioni elektoral i Vuçiç. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/29/simboli-z-i-putinit-shfaqet-ne-veri-te-kosoves-provokojne-keq-serbet/
https://a2news.com/2023/05/29/njerez-te-maskuar-shfaqen-ne-veri-ekspertet-te-gatshem-per-akte-terroriste/
https://a2news.com/2023/05/30/tensionet-ne-veri-te-kosoves-grumbullohen-serish-serbet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos