Helikopteri rumun rrëzohet ndërsa kërkonte një MIG të zhdukur, 5 viktima

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 22:12 | Bota

Një helikopter i Forcave Ajrore Rumune është rrëzuar gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi pranë Kostancës duke shkaktuar vdekjen e 5 personave që ishin në bord.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Konstantin Spinou deklaron se helikopteri IAR 330-Puma ishte vënë në kërkim të një avioni MIG që u zhduk nga radarët ndërsa patrullonte në lindje të vendit.

Shkak për rrëzimin e helikopterit mendohet të ketë qenë moti i keq, pasi piloti kishte kërkuar më herët që të rikthehej në bazë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Ndërkohë që ende nuk ka informacion për avionin MIG të zhdukur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos