“Nuk jemi në luftë me Rusinë”, Macron: Ndërhyrja në Ukrainë ka krijuar një krisje në Europë

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 21:31 | Bota
“Nuk jemi në luftë me Rusinë”, Macron: Ndërhyrja

Në fjalimin drejtuar kombit për situatën në Ukrainë, presidenti Emmanuel Macron qetësoi francezët duke thënë “në nuk jemi në luftë me Rusinë”.

Kreu i Elysee shtoi se lufta kundër Ukrainës që ka shpërthyer 7 ditë më parë ka krijuar një krisje në Europë.

Macron shtoi se është shumë e rëndësishme mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me presidentët Putin dhe Zelensky.

Ai tregon se gjatë bisedimeve me Putin është përpjekur ta bindë atë të heqë dorë nga armët dhe të parandalojë përhapjen e konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos