Bllokohen 3 turistë çekë në Valbonë, kërkohet ndërhyrja e helikopterit

Nga A2 CNN
10 Korrik 2022, 12:49 | Aktualitet
Bllokohen 3 turistë çekë në Valbonë, kërkohet

Tre turistë çekë janë bllokuar paraditen e sotme në kufirin me Thethit dhe Valbonës të cilët kanë qenë duke eksploruar zonën. Policia njofton se pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si edhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos