
Një person i tretë rus akuzohet për përfshirje në helmimin e vitit 2018 në Salisbëri të Britanisë, nga i cili humbi jetën 1 person dhe 3 të tjerë u lënduan rëndë.
BBC, duke cituar burime të sigurisë, raporton se Denis Sergev ishte komandanti në terren i sulmit me agjent nervor Novichok, kundër agjentit të dyfishtë Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julia.
Policia britanike beson se I dyshuari është pjesë e një ekipi të inteligjencës ushtarake të Rusisë. Denis Sergev lidhet edhe më një sërë aktivitetesh të tjera të fshehta në Europë. Autoritetet britanike e kanë shpallur atë në kërkim për ta arrestuar. (A2 Televizion)