Lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar në ishullin La Palma ku prej 2 ditësh vijon të jetë aktiv vullkani La Cumbre Vieja. Situata vijon të jetë e rëndë dhe vullkani ka krijuar një tjetër krater gjatë natës, duke detyruar autoritetet të kryejnë të tjera evakuime.
Më shumë se 6 mijë banorë nga 80 mijë që jetojnë në ishull janë evakuuar nga autoritetet, mes të cilëve edhe qindra turistë. Ky ishte shpërthimi i parë i vullkanit në 50 vitet e fundit.
Ndërkohë, pamje të frikshme janë publikuar nga mediat, ku lava merr përpara shtëpi, ka pushtuar rrugët, madje ka arritur deri në det. (A2 Televizion)